Bota

“Makina dukej si një kërcënim në lëvizje”, flet dëshmitarja e cila pa sesi 26-vjeçari shqiptar përplasi për vdekje Emën

Një studente e re që ndodhej në vendin e ngjarjes tragjike përshkruan momentet para dhe pas aksidentit ku u shpreh se makina po ecte me shpejtësi të madhe.

2 Dhjetor 2022, 11:52 Nga d.a.
“Makina dukej si një kërcënim në lëvizje”,
Viktima

GREQI- Zbardhet një dëshmi e re në lidhje me përplasjen për vdekje të studentes 21-vjeçare Ema në Selanik nga një 26-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, një studente e re që ndodhej në vendin e ngjarjes tragjike përshkruan momentet para dhe pas aksidentit ku u shpreh se makina po ecte me shpejtësi të madhe.

“Po kthehesha në shtëpi me një skuter elektrik dhe teksa po zbrisja Dimitriou Gounari, dëgjova një zhurmë të madhe makine nga larg. Më dukej sikur po vraponte me shpejtësi të madhe, prandaj kur arrita në Egnatia frenova menjëherë se kisha frikë. Makina dukej si një kërcënim në lëvizje” , përshkroi ajp.

Kur ndaloi në rrugën Egnatia, studentja e re pa makinën duke e tërhequr zvarrë viktimën dhe tha se sipas saj shoferi shqiptar nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë dhe kishte humbur kontrollin e makinës.

“Duke vendosur frenat, shikova majtas dhe pashë që makina e kishte hedhur vajzën në ajër dhe kishte humbur kontrollin. Ishte e njëjta makinë që më bëri të ndaloja sepse u tremba nga zhurma e shpejtësisë. Shoferi dukej se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe kishte humbur plotësisht kontrollin e makinës, mendoni se makina ishte përplasur me makina të parkuara dhe kosha plehrash”, tha e reja.

Sipas saj me veprimin e bërë menjëherë pasi përplasi Emën, 26-vjeçari shqiptar dukej që nxitonte dhe synonte që të arratisej nga vendi i ngjarjes

"Me sa duket nuk ka pasur asnjë pengesë dhe është kthyer mbrapsht për t'u larguar me nxitim, gjithmonë pa rikuperuar shpejtësinë apo pa ndalur makinën. Teksa ka kthyer mbrapa, ndërsa vajza ishte rrëzuar tashmë në mes të rrugës, ai e ka shkelur sërish. Nuk mendoj se ajo e kuptoi se ai e shkeli për herë të dytë teksa po largohej. Të gjithë filluan të vrapojnë drejt vajzës për ta ndihmuar dhe disa dërgues ndoqën shoferin për ta ndaluar atë që iku nga Iasonidou. E gjithë kjo ndodhi në sekonda” , shtoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 nëntor ku 26-vjeçari shqiptar përplasi për vdekje studenten 21-vjeçare Ema nga Chania në mes të Selanikut. Ai jo vetëm që nuk ndaloi të ofronte ndihmën e parë por i kaloi sipër trupit të saj në tentativë për tu arratisur nga vendngjarja. Pas dy ditësh ai u vetëdorëzua në polici dhe i kërkoi falje familjarëve të viktimës por tha se u largua nga vendngjarja pasi u frikësua se ishte pa dokumenta në Greqi.

shqiptari perplas greken

Sondazh

Poll