Bota

Sulm në Parlamentin grek, studentja tenton të futet brenda me thikë, policia i zbulon edhe drogë

Studentja 17-vjeçare është arrestuar.

2 Dhjetor 2022, 11:52 Nga A.B
Sulm në Parlamentin grek, studentja tenton të futet brenda me
Parlamenti grek

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Parlamentin grek. Një studente 17-vjeçare nga Selaniku, pasi kaloi kontrollin, tentoi të futej në ambientet e brendshme me një thikë 13 cm të gjatë. Menjëherë, pasi u konstatua nga autoritetet, u bë i mundur arrestimi i saj. Më pas, gjatë kontrollit u zbulua se ajo kishte me vete kanabis.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe më parë. Një nxënës 14-vjeçar i një shkolle në Argyroupoli tentoi të futej me thikë në Parlament më 8 nëntor, mirëpo më pas është arrestuar.

Burimi: Protothema.gr

greqi

Sondazh

Poll