Bota

Peskov: Putin është i hapur për dialog me SHBA-në, por përpjekjet për të negociuar me NATO-n ishin të pasuksesshme

Ai kujtoi se ishte presidenti rus që u përpoq të niste bisedimet me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe OSBE-në edhe para fillimit të operacionit special.

2 Dhjetor 2022, 12:33 Nga d.a.
Peskov: Putin është i hapur për dialog me SHBA-në, por
Peskov

RUSI- Zëdhënësi presidencial i Rusisë Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por përpjekjet për të negociuar me NATO-n, OSBE-në dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të pasuksesshme

Presidenti i Federatës Ruse ka qenë gjithmonë, është dhe mbetet i hapur për negociata për të siguruar interesat tona”, u tha Peskov gazetarëve.

Ai kujtoi se ishte presidenti rus që u përpoq të niste bisedimet me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe OSBE-në edhe para fillimit të operacionit special.

“Ju e dini që kjo iniciativë nuk u prit me reciprocitet”, tha ai.

dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll