Politike

Kush e ka radhën? Lubonja: Rama do sulmojë Top Channel, ka gjyqin e pronësisë në janar

Lubonja shtoi se është ndërtuar një sistem që kur drejtësia është kapur nga një dorë.

1 Dhjetor 2022, 23:31 Nga F.M
Kush e ka radhën? Lubonja: Rama do sulmojë Top Channel, ka gjyqin e
Emisioni i Open

TIRANË- Analisti është shprehur se pas shmebjes së ‘Prestige Resort’, në pronësi të biznesmeni Irfan Hysenbelliu, kryeministri Edi Rama do të sulmojë dhe TopChannel. I ftuar në “Open”, Lubonja tha se gjyqi i pronësisë së Top Channel do të zhvillohet në janar, por nuk shtoi se si kishte ndërmend ta sulmonte kreu i qeverisë. Lubonja shtoi se është ndërtuar një sistem që kur drejtësia është kapur nga një dorë.

“Çfarë sheh në kodër prite në votër. Të gjithë e kemi radhën. Është ndërtuar një sistem që kur drejtësia është kapur nga një dorë, gjithkujt mund ti gjesh diçka. Nëse më pyet se cila nga mediat e ka radhën, do thoja Top Chanel. Thuhet që do bëhet gjyqi në janar, i pronësisë së Top-it, në Apel. Në përgjithësi radhën e ka çdo shqiptar sepse ajo polici mund të hyjë në çdo shtëpi me këtë drejtësi që kemi. Kur më mori Enver Hoxha s’më tha gjë njeriu, më gënjyen gjysmë rrëmbim në 5 të mëngjesit. Arbitraritet dhe vjedhje që po rritet në mënyrë të frikshme,”- tha Lubonja.

fatos lubonja top channel

Sondazh

Poll