Bota

Tronditëse! Nëna harron në frigorifer dy foshnjat e saj

Trupat e foshnjave janë gjetur në shtëpinë e një gruaje që paraprakisht dyshohet se është nëna e tyre dhe është lënë në paraburgim nga policia, prokurorja publike e Carpentras, Helene Mourges. 

2 Dhjetor 2022, 10:25 Nga a.l
Tronditëse! Nëna harron në frigorifer dy foshnjat e saj
FRANCË

FRANCË - Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e sotëm në Francë, në qytetin Bédoin, teksa dy foshnja janë nxjerrë të pajeta nga një frigorifer. Trupat e foshnjave janë gjetur në shtëpinë e një gruaje që paraprakisht dyshohet se është nëna e tyre dhe është lënë në paraburgim nga policia, prokurorja publike e Carpentras, Helene Mourges. 

Sipas mediave të huaja, nëna 41-vjeçare me banim në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux, ndodhet në paraburgim nga policia që prej orës 11:00. Në këtë fazë të hetimit është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe lidhjet e tyre të mundshme mes tyre apo me gruan e arrestuar nga policia, por paraprakisht dyshohet se 41- vjeçarja është nëna e dy foshnjave të vogla që u gjetën të vdekura në frigorifer./Dosja.al

gjendet te vdekura dy foshnja ne france

Sondazh

Poll