Bota

Kush e kërcënon? Shpërthen në flakë makina e diplomates në ambasadën italiane në Athinë

Nuk dihet ende nëse ky shpërthim i mjetit të saj është një mesazh paralajmërues, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme shkencore dhe hetimore, për të rënë në gjurmët e autorëve.

2 Dhjetor 2022, 09:50 Nga a.l
Kush e kërcënon? Shpërthen në flakë makina e diplomates
Itali

ITALI- Një ngjarje aspak e këndëshme ka ndodhur për Susanna Schlein, Këshilltare e Pare Diplomatike në Ambasadën Italiane në Athinë, pasi makina e saj ka shpërthyer në flakë, nga persona të cilët nuk janë identifikuar ende. Sipas mediave të huaja, mësohet se është fillimisht është dëgjuar një shpërthim më pas është raportuar se makina e diplomates është përfshirë nga flakët. 

Motra e Schlein, Elly e cila është një kandidate për sekretariatin e PD-së dënoi me vendosmëri aktin e rëndë kriminal të kryer kundër diplomates dhe familjes së saj. Nuk dihet ende nëse ky shpërthim i mjetit të saj është një mesazh paralajmërues, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme shkencore dhe hetimore, për të rënë në gjurmët e autorëve./Dosja.al

digjet makina e diplomates italiane

Sondazh

Poll