Bota

Rusia teston një raketë të re mbrojtëse në Kazakistan

Raketa dyshohet se është lëshuar nga poligoni i testimit Sary Shagan të premten, ndërkohë që Rusia pretendoi se testi ishte i suksesshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.

2 Dhjetor 2022, 10:30 Nga d.a.
Rusia teston një raketë të re mbrojtëse në Kazakistan
Foto ilustruese

RUSI- Moska po teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes raketore në Kazakistan, ka pohuar sot në mëngjes ministria ruse e mbrojtjes.

Sipas Skynews, raketa dyshohet se është lëshuar nga poligoni i testimit Sary Shagan të premten, ndërkohë që Rusia pretendoi se testi ishte i suksesshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kjo vjen disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kazak Kassym-Jomart Tokayev nënshkruan një dokument të ri bashkëpunimi. Të dy kombet shënuan tre dekada të lidhjeve diplomatike në vitin 2022.

“Është vizita e parë pas rizgjedhjes së Tokayev si president i Kazakistanit. Në këtë kuptim, ai ka një kuptim simbolik. Ai nënvizon natyrën e veçantë të marrëdhënieve ton”, tha Putin. 

Deklarata për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike përsëriti përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, arsim, kujdes shëndetësor dhe sport.

lufta ukraine-rusi kassym jomart tokayev

Sondazh

Poll