Bota

''Kam ishin me kancer, s'ka kush mi mban fëmijët'/ U kapën ‘mat’ në magazinën me kanabis në Britani, dy shqiptarët mbrohen në gjykatë: Po paguanim borxhet e rrugës. Dënohen me 20 muaj burg

Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinë dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht.

2 Dhjetor 2022, 10:23 Nga k.m.

 

''Kam ishin me kancer, s'ka kush mi mban fëmijët'/
Marjan Markaj dhe Pashko Malota

 

BRITANI E MADHE- Dy shtetas shqiptarë rrezikohen të dëbohen pasi akuzohen se kanë prodhuar më shumë se 1000 bimë kanabis. Sipas mediave të huaja, Marjan Markaj dhe Pashko Malota u arrestuan pasi kishin rënë dakord që të kujdeseshin për borxhin e marrë për të shkuar në Angli disa vite më parë.

Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinë dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht. Prokurori Niamh Ingham tha se policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë mes tyre, ndërsa 30-vjeçari Markaj tha se ndihej sikur nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.

"Ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shfrytëzonte këtë mundësi për të shlyer borxhin, pasi kishte kafshuar më shumë se sa mund të përtypte duke ardhur në Angli."

Ndërsa në mbrojtjen e Malotas, avokatja e tij Niamh McGinty tha se 34-vjeçari ishte i përfshirë nga naiviteti: Kishte nevojë për të shlyer borxhin dhe kjo ishte mënyra e vetme për ta bërë.

30-vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.

Gjykatësi Tom Gilbart pranoi se dyshja, të cilët nuk kanë asnjë dënim të mëparshëm, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.

Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dënohen pas përfundimit të afatit të garancisë.

marjan markaj pashko malota

Sondazh

Poll