Bota

Vrasja mizore e 35-vjeçares shtatzënë, mblidhen sot krerët e shtetit në Kosovë

Në këtë takim, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, pritet të jepen qëndrime konkrete për masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e dukurisë së vrasjes së vajzave dhe grave në Kosovë.

2 Dhjetor 2022, 10:00 Nga d.a.
Vrasja mizore e 35-vjeçares shtatzënë, mblidhen sot krerët
Konjufca, Osmani, Kurti dhe Gervalla

KOSOVË- Pas vrasjes makabre të 35-vjeçares sahtatzënë Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut.

Në këtë takim, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, pritet të jepen qëndrime konkrete për masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e dukurisë së vrasjes së vajzave dhe grave në Kosovë.

Osmani tha për RTK se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet.

“Në këtë takim përveç liderëve institucional do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucionin të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkretet se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid, sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqërisë jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, tha Osmani.

Autori i ngjarjes ndodhet ende në arrati ndërkohë që policia e Kosovës, e cila e ka shpallur në kërkim, ka bërë thirrje dhe për ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

sokol halili hamide magashi albin kurti vjosa osmani vrasja e 35-vjecares ne kosove

Sondazh

Poll