Aktualitet

VIDEO- 'Gyshja Terezë me 13 fëmijë e 28 nipër e mbesa', portreti i saj fiton konkursin e pikturës

Mario Zefi mori pjesë në konkurs me pikturën e realizuar me portretin e gjyshes së tij, Terezës, nga Bushati i Shkodrës.

2 Dhjetor 2022, 09:28 Nga A.B
VIDEO- 'Gyshja Terezë me 13 fëmijë e 28 nipër e
E moshuara

TIRANË- Nënësi në klasën e 9-të në shkollën “Mark Çuni”, Mario Zefi është fituesi i vendit të dytë të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pikturën e realizuar nga Mario dhe takimin me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila priti dje në takim fituesin e vendit të dytë të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

'Mirëmëngjes me Marion që na kujton se çdo gjyshe është një nënë Terezë, dhe se dashuria për familjen është talenti që pikturon dhe fiton çdo konkurs, si ky i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ju uroj një ditë të bukur'- shkruan Rama në postimin e tij. 

Mario Zefi mori pjesë në konkurs me pikturën e realizuar me portretin e gjyshes së tij, Terezës, nga Bushati i Shkodrës. Ajo është nëna e 13 fëmijëve e 28 nipërve e mbesave.

mario zefi

Sondazh

Poll