Aktualitet

Familja e 1-vjeçarit denoncon QSUT-në: Djali u infektua nga HIV në spital: Na ndihmoi vendi fqinj, na u shkatërrua jeta

Ngjarjen ato e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare.

1 Dhjetor 2022, 22:36 Nga F.M
Familja e 1-vjeçarit denoncon QSUT-në: Djali u infektua nga HIV
QSUT

TIRANË- Familja e 1-vjeçari që ka rezultuar i infektuar me HIV-AIDS ka gjetur zgjidhje në një vend fqinj me Shqipërinë. Në një mesazh për Balkanweb, ata shprehen se djali është infektuar në Spitalin QSUT, por që mjekët nuk e kanë marrë përsipër. Ngjarjen ato e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare.

“Vogëlushi sipas familjarëve nuk është marrë në trajtim nga mjekët shqiptarë, që nuk i ka ndihmuar në këtë situatë, por kanë gjetur zgjidhje në një vend fqinj, që për momemtin nuk duan ta bëjnë publike. Familjarët shprehen të sigurt që kontaminimi i të miturit me virusin ka ndodhur pranë QSUT, pasi ata në analizat e kryera në laboratorët në Gjermani kanë rezultuar negativë. Ngjarjen ato e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta,”- shkruan Balkanweb.

Në 10-mujorin 2022 u identifikuan 80 raste të reja, mes tyre 2 fëmijë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku u identifikuan 91 raste, shifra është pak më e vogël, por rastet pritet të shtohen deri në fundvit.

hiv/aids ne shqiperi

Sondazh

Poll