Aktualitet

Ishte duke pastruar mbeturinat e një pallati kur i plasi granata në dorë, plagoset punëtori shqiptar në Itali

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në via Nizza 31 në Torino ku 22-vjeçari ishte duke duke punuar në një pallat që po kryheshin punime. Nga një rindërtim i parë dhe përmbledhës i fakteve, shqiptari kishte për qëllim të zhvendoste disa rrënoja me një lopatë në oborrin e ndërtesës.

2 Dhjetor 2022, 09:12 Nga d.a.
Ishte duke pastruar mbeturinat e një pallati kur i plasi granata në
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Një incident në vendin e punës për pak nuk i mori jetën një punëtori 22-vjeçar shqiptari pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi i një granate dore.

Sipas mediave italiane, gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në via Nizza 31 në Torino ku 22-vjeçari ishte duke duke punuar në një pallat që po kryheshin punime. Nga një rindërtim i parë dhe përmbledhës i fakteve, shqiptari kishte për qëllim të zhvendoste disa rrënoja me një lopatë në oborrin e ndërtesës. Mirëpo, në këto mallra shtëpiake ishte edhe pajisja, me gjasë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua duke shpërthyer.

Zjarrfikësit, personeli shëndetësor, karabinierët e stacionit të San Salvario, Spresal i ASL Torino, që do të jetë përgjegjës për hetimin e ngjarjes dhe prokurorja Rossella Salvati e prokurorit të qytetit, e cila koordinon hetimet. Punëtori u dërgua në spital si masë paraprake, ai u godit nga disa copa në këmbë dhe raportoi disa plagë.

policia italiane plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll