Dita e dytë e shembjes te ‘Prestige Resort’, fadroma godet pjesën anësore të ndërtesës
Godina e hotelit është marrë në kontroll total e ruhet nga forcat e policisë që prej ditës së enjte.
DURRËS- Sot është dita e dytë e aksionit të IMT-së në Prestige Resort. Drejtuesit e resortit kanë thënë që prej ditës së djeshme se janë gjendur të papërgatitur dhe të pa paralajmëruar me asnjë shkresë zyrtare mbi veprimet e paligjshme që policia e IMT ka kryer. Sot fadromat qëndrojnë disa metra larg resortit dhe aty gjenden forca të shumta të policisë së Shtetit.
Godina e hotelit është marrë në kontroll total e ruhet nga forcat e policisë që prej ditës së enjte. Forcat e xhenios kanë hyrë mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 në perimetrin e vendosur nga policia shumë larg resortit. Fadromat kanë nisur shembjet në pjesën anësore të resortit.
Në shtator, IMT nisi të shembë pishinën në Prestige Resort. Shembja u kundërshtua nga pala e Hysenbelliut me argumentin se resorti ishte me leje dhe se zyrtarët më të lartë të qeverisë e kishin "bekuar" këtë investim bashkë me kryeministrin që u shfaq në pamje duke drekuar atje. Por qeveria e kundërshtoi duke thënë se leja e ndërtimit për sipërfaqen prej 4 mijë metra katrorë që iu dha Hysenbelliut për ndërtimin e resortit ishte e kushtëzuar. Ministria e Brendshme pretendoi se leja e ndërtimit do të jepej pas pagesës nga biznesi të taksës së ndikimit në infrastukturë dhe plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, dy kushte këto që nuk u plotësuan. Por kthimi i 4 mijë metrave katrorë për "hapësirë publike" të qytetarëve u harrua nga viti 2016 kur u dha leja e ndërtimit e deri në shtator 2022 kur fadromat shkuan në Prestige./Dosja.al
Sondazh
Vranësira dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme (HARTA)
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten ...
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Durrës, policia nis kërkimet për gjetjen e autorit (EMRAT)
Vendi i ngjarjes DURRËS- Plagosje në Durrës. Daniel Bushi, 40-vjeç është paraqitur në spital për të marr&eum...
430 kg kokainë u tentuan të grabiteshin në Frakull, dikush dëmtoi bravën, familja Çervanaku e mbrojti 'mallin' me armë zjarri
Vendi ku u gjet droga në Fier FIER- Nga hetimet e deritanishme të SPAK ndaj rrjetit të trafikantëve që sollën nga Kolumbia n&...
Familja e 1-vjeçarit denoncon QSUT-në: Djali u infektua nga HIV në spital: Na ndihmoi vendi fqinj, na u shkatërrua jeta
QSUT TIRANË- Familja e 1-vjeçari që ka rezultuar i infektuar me HIV-AIDS ka gjetur zgjidhje në një vend fqinj me Shqipërin&...
Shpresa Beçaj përgjithmonë jashtë drejtësisë, Vettingu “djeg” ish-gjyqtaren e lartë
Shpresa Beçaj TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka lwnw në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gj...
Bordi i naftës vendos çmime 'karteli'/ Ekspertët: Disa pika karburanti shesin më lirë, prova se abuzohet
Karburant TIRANË- Të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit që në vendin tonë krahas pikave të karburanteve ...
OSHEE aksion në Gjirokastër, kapen disa lidhje të paligjshme
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një aksion mbrëmjen e sot...
DENONCIMI/ Kreu i Njësisë i zë pronën me gardh e konteiner qytetarit në Tiranë
Emisioni STOP TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administrative Dajt në Shtish-Tufinë p&eu...
Burri nga Berati denoncon rrëmbimin e trafikimin e dy fëmijëve, prokuroria nis hetim për braktisje. Policia: Shko ankohu tek Fiksi
Efektivi i policisë BERAT- Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se i kanë rrëmbyer dhe trafikuar drejt Italis&eu...
Thirrja për të ndihmuar fëmijët e Denisa Dakës, miqtë: Janë amaneti ynë, tu blejmë një shtëpi, harxhuan gjithçka për kurimin e nënës
Denisa Daka TIRANË- Fëmijët e Denisa Dakës, avokates dhe mbrojtëses së të drejtave të njeriut, e cila ndërroi ...
