Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesë, merr flakë ballkoni i shtëpisë në Vlorë

Mësohet se nga shpërthimi i bombols ka marrë flakë ballkoni dhe janë shkaktuar dëme materiale.

1 Dhjetor 2022, 18:37 Nga I.A
Shpërthen bombola e gazit në banesë, merr flakë ballkoni i
Bombol gazi

VLORË- Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga shpërthimi i bombols ka marrë flakë ballkoni dhe janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:05, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, është përfshirë nga flakët ballkoni i banesës së shtetases D. B.,, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

shperthen bombola e gazit ne vlore

Sondazh

Poll