Aktualitet

Zenel Çervanaku thërritej ‘Sheiku’! Djali i zyrtarit të PS: Pse e keni marrë pronarin me vete? Enxhi: O jeta ime

Kjo gjë flitet mes djalit të zyrtarit të PS-së, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati.

1 Dhjetor 2022, 17:00 Nga F.M
Zenel Çervanaku thërritej ‘Sheiku’! Djali i zyrtarit
Droga në Fier

TIRANË- Zenel Çervanaku, që akuzohet se është edhe porositësi i kokainës së zbuluar në laboratorin në Fier, njihej si ‘sheiku’. Nga bisedat e përgjuara, vëllai i Viktor Çervanakut, zyrtarit të Partisë Socialiste del se ai nuk ka dashur që të jetë i pranishëm gjatë procesit të inspektimit dhe marrjes së sasisë së lëndës për verifikim/ekstraktim. Kjo gjë flitet mes djalit të zyrtarit të PS-së, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Denilson Çervanaku: Pse jeni nis kaq heret mor Beb. Po atehere me thane te nisesha dhe atehere u nisa. Mire po ate pse e keni marre me vete Sheikun. Pronarin pse e keni marre me vete.

Enxhi Ferhati: Po ai do rri aty ne fshat mi jeta ime.

Denilson Çervanaku Ehe. Se keni marre per punen e keni marre thjesht qe ta ktheni ne shpi.

Enxhi Ferhati: Po jo mo do rri anej ai. Car, ca l..sh pune. Car do bej me punen ai

Enxhi Ferhati: E pra prandej u cudita se nuk me duket ide e mire ta shofi njeri ate.

Bisede pa interes nga (00:01:08-00:03:30)

Enxhi Ferhati: Ee.

Denilson Çervanaku Beb (Soni). Po Lushi te ktheu pergjigje per ate e-mailin, se s’i kemi kthyer.

Enxhi Ferhati: (NAIN).Akoma.

Denilson Çervanaku Ata presin pergjigje.

Enxhi Ferhati: Po mire le te presin dhe ca, s'ka gje.

Denilson Çervanaku Okej. Ju e dini.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

zenel cervanaku enxhi ferhati denilson Çervanaku laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll