Aktualitet

Shkollat në Tiranë pa ngrohje, nxënësit: Kaldajat nuk i vënë në punë ose nuk funksionojnë

Fëmijët thonë se mungesa e ngrohëseve e bën të vështirë zhvillimin normal të një ore mësimore.

1 Dhjetor 2022, 16:22 Nga DOSJA
Shkollat në Tiranë pa ngrohje, nxënësit: Kaldajat nuk i
Nxënës

TIRANË- Disa shkolla në kryeqytet nuk kanë sistem ngrohjeje. Kaldajat në shumicën e kohës, ose nuk funksionojnë, ose mësueset duhet të kursejnë energji. Fëmijët thonë se duhet të vishen trashë për të mos u ftohur.

“Në fakt kemi disa ngrohëse po nuk funksionojnë, vetëm një më duket funksionon. Unë vesh xhupin në klase dhe vishem me bluza të trasha”, thotë një djalë.

“Ne te klasa ngrohemi me ngrohëse, kur kam ftohtë ndonjëherë që mësuesja nuk na e ndez ne veshim xhupat”, shprehet një tjetër.

Fëmijët thonë se mungesa e ngrohëseve e bën të vështirë zhvillimin normal të një ore mësimore. Ngrohja në shkolla ka qenë një problem prej disa vitesh. Por tashmë duket se zgjidhja është shumë larg, pasi edhe institucionet arsimore duhet të kursejnë energji.

Marrë nga Euronews

shkollat ne tirane

Sondazh

Poll