Aktualitet

Po rregullonte makinën, por lëvizi kriko, dëmtohet 40-vjeçari në Kuçovë

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

1 Dhjetor 2022, 16:35 Nga F.M
Po rregullonte makinën, por lëvizi kriko, dëmtohet
Ambulanca

KUÇOVË- Një 40-vjeçar në Kuçovë ka përfunduar në spital pasi është dëmtuar nga automjeti i tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije 40-vjeçari me inicialet L.N., ka qenë duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, por makina ka lëvizur dhe e ka dëmtuar në kurriz. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mbreshtan, në ambientet e një guroreje, shtetasi L. N., rreth 40 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko. Ky shtetas ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

kucove berat

Sondazh

Poll