Aktualitet

Laboratori në Fier, Enxhi Ferhati merrej me plotësimin e dokumentave, bisedat: Niko është kontakti, di gjithçka që ndodh

Ata përmendin edhe Nikolin Gjolenën, financuesin e grupit, që del në rolin kryesor në këtë trafik.

1 Dhjetor 2022, 16:53 Nga F.M
Laboratori në Fier, Enxhi Ferhati merrej me plotësimin e dokumentave,
Denilson Çervanaku

TIRANË- Enxhi Ferhati dhe Denilson Çervanaku (të dy të arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier) janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin në lidhje me sasinë e drogës dhe plotësimin e dokumentacionit. Në bisedat e zbardhura sot nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi, del në pah se Ferhati merret me plotësimin e dokumetacionit dhe komunikimin. Ata përmendin edhe Nikolin Gjolenën, financuesin e grupit, që del në rolin kryesor në këtë trafik.

Biseda e regjistruar gjatë datës 09.08.2022, ora 22:00:00.

D.V: Ashtu tha dhe Niku, ca jane llafe, plotesojini. Se Ai i firmes ai nuk eshte asnje gje....ai qe kthe ato pergjigjet.
E.F: Mire mo mire po ai eshte kontakti, ai i di te gjitha ca ndodh, vajtje-ardhje, mesazhe, se ai i shkruan.
D.V: Po pra,
E.F: Qe ai ta kuptoje se ca do ti, duhet tja shpjegosh situaten, se ai thote pse i do ky kto kur une po i coj kto qe jane me te rendesishme. Ose ai thote me vete, une po i coj te gjitha datat ca kemi ne ne sistem edhe ky do gjera te tjera.
D.V: Po perpara plotesojme kto....
E.F: Po po eshte edhe nje gje tjeter qe ajo eshte shqip, ti me verte ja con po... Ndoshta ata skane ndonje shkolle ndonje gje edhe nuk arrijne ta kuptojne
D.V: Eshte firme tamam ajo. Kjo firma tamam, bashkepunon me ate te madhin qe ka mallin, ideja, njifen me njeri tjetrin.
E.F: eshte njesoj si tja japim ne firmes qe merru edhe me kte tonen apo si i bie?
D.V: Ja se ta shpeigoj une.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

denilson cervanaku enxhi ferhati laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll