Aktualitet

Gjendet e pajetë 40-vjeçarja në Bulqizë, familjarët lajmërojnë policinë

Mësohet se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

1 Dhjetor 2022, 15:20 Nga I.A

Gjendet e pajetë 40-vjeçarja në Bulqizë, familjarët

BULQIZË- Një 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Trebisht të Bulqizës. Mësohet se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni

gjendet e pajete gruaja ne buqlize

Sondazh

Poll