Aktualitet

U përplas te vizat e bardha dy ditë më parë në Romë, rëndohet gjendja e 38-vjeçares shqiptare në Itali

Aksidenti ka ndodhur më datë 28 nëntor rreth orës 11:30 të mëngjesit ku shqiptarja është përplasur nga një makinë Porsche Carrera e cila kishte si drejtues një 67-vjeçar.

1 Dhjetor 2022, 13:00 Nga d.a.
U përplas te vizat e bardha dy ditë më parë në
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një grua 38-vjeçare me kombësi shqiptare, e cila u godit dy ditë më parë në Colli Aniene teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në viale Palmiro Togliatti, është në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Umberto I.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur më datë 28 nëntor rreth orës 11:30 të mëngjesit ku shqiptarja është përplasur nga një makinë Porsche Carrera e cila kishte si drejtues një 67-vjeçar.

Sipas disa dëshmitarëve, gruaja po kalonte në vendkalimin e këmbësorëve, kur makina, duke ardhur me shpejtësi të madhe përgjatë korsisë preferenciale të destinuar për autobusë, do ta kishte përplasur. 38-vjeçarja e transportuar me kod të kuq për në Pertini është transferuar më pas tek Umberto I me prognozë të rezervuar.

Dy njëzet vjeçare humbën jetën gjithashtu në një aksident tragjik që ndodhi gjatë natës në via della Pineta në Anzio, pak kilometra larg Romës. Një makinë ka përfunduar në një pemë dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për dy vajzat, ato kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Zjarrfikësit u thirrën për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Karabinierët dhe 118 operatorë ishin gjithashtu në vend.

policia italiane aksidentohet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll