Aktualitet

E-mail nga Gledis Nano? Kujdes! Fshihet virus nga hakerët

1 Dhjetor 2022, 12:12 Nga k.m.
E-mail nga Gledis Nano? Kujdes! Fshihet virus nga hakerët
Foto ilustruese

Hakerët po tentojnë sërish të vjedhin të dhënat e qytetarëve shqiptarë, po kësaj herë duke dërguar një e-mail të rremë.

E-mail nga Gledis Nano? Kujdes! Fshihet virus nga hakerët

Nëse në e-mailin tuaj vjen një mesazh nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk duhet ta hapni, pasi aty fshihet virus nga hakerët, të cilët mund të marrin të dhënat tuaja personale.

“Përshëndetje, Ju lutem lexoni akuzën bashkangjitur që vlen për ju, Përzemërsisht. Gladis Nano”, shkruhet në e-mailin e rremë, i cili bashkangjitur ka një dokument.

Vendi ynë është vënë në sulm të vazhdueshëm që prej 21 majit nga  një grup hakerësh iranianë të cilët publikojnë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë në aplikacionin Telegram në faqen e tyre “Homeland Justice”, përmes sulmeve të organizuara kibernetike./TopChannel

Sondazh

Poll