Aktualitet

Mbikalimi i Sukthit u dëmtua pasi e goditi kamioni, ARRSH: E rivendosim sot, rruga do bllokohet 1 orë

Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

1 Dhjetor 2022, 11:31 Nga k.m.
Mbikalimi i Sukthit u dëmtua pasi e goditi kamioni, ARRSH: E rivendosim
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident rrugor u bë shkak tre muaj më parë për dëmtimin e mbikalimit të Sukthit, i cili u la në atë gjendje për tre muaj e ndërsa sot ARRSH ka njoftuar se do të nisin punimet për rindërtimin e tij. Autoriteti ka bërë me dije se në mbrëmje nga ora 22:00 deri në 23:00 do të bëhet montimi i barrierës dhe si pasojë rruga do jetë e bllokuar në dy sense. Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

Njoftim i plotë:

Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative. Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës. Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.

arrsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 10:24 k.m.

H&M së shpejti në Tiranë

H&M Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...