Aktualitet

Kërcënoi gruan me thikë në mes të Heraklionit, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Greqi

U arrestua një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili siç u ankua bashkëshortja e tij 32-vjeçare shqiptare, e ka kërcënuar me thikë në qendër të Heraklionit. Siç ka pohuar në të kaluarën, ai kishte marrë kërcënime nga 33-vjeçari.

1 Dhjetor 2022, 11:50 Nga d.a.
Kërcënoi gruan me thikë në mes të Heraklionit,
Foto ilustruese

GREQI- Dy raste të reja të dhunës në familje janë raportuar ditën e djeshme në komisariatin e Policisë në Heraklion të Greqisë ku në pranga ka përfunduar dhe një shqiptar.

Sipas mediave greke, u arrestua një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili siç u ankua bashkëshortja e tij 32-vjeçare shqiptare, e ka kërcënuar me thikë në qendër të Heraklionit. Siç ka pohuar në të kaluarën, ai kishte marrë kërcënime nga 33-vjeçari.

Një tjetër 35-vjeçar u arrestua në orët e para pas denoncimit të ish-partneres së tij 34-vjeçare ruse, e cila i tha policisë se po e shikonte nga oborri i shtëpisë së saj dhe e ngacmonte me telefonata, mesazhe, etj., duke i shkaktuar asaj frikë dhe ankth.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll