Aktualitet

Plagoset 17-vjeçari në Tiranë, policia: Ishte vetëplagosje, armën e mbante në banesë shoku i tij

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

1 Dhjetor 2022, 11:31 Nga A.B
Plagoset 17-vjeçari në Tiranë, policia: Ishte
Policia

TIRANË- Një 17-vjeçar është plagosur me armë. Policia bën të ditur se i mituri është vetëplagosur me armën të cilën e mbante në banesë shoku i tij 18-vjeçar. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

plagoset 17-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 10:24 k.m.

H&M së shpejti në Tiranë

H&M Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...