Bota

Tronditet Kosova/ Vriten dy gra brenda 6 ditësh, njëra në gjumë tjetra në prag të lindjes së fëmijës

Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”.

1 Dhjetor 2022, 09:38 Nga a.l
Tronditet Kosova/ Vriten dy gra brenda 6 ditësh, njëra në
vrasjet në Kosovë

KOSOVË- Në vetëm 6 ditë Kosova është tronditur nga dy krime në familje, ku dy gra janë vrarë në mënyrë mizore nga bashkëshortët e tyre. Të premten e 25 nëntorit, mësuesja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në kryeqytet, Sadije Godeni, 63-vjeçare, u vra në gjumë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni. Godeni e ka goditu me sëpatë duke i marrë jetën bashkëshortes së tij. Ndaj tij, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.

Rasti makabër u përsërit edhe mbëmjen e djeshme, ku në oborrin e martenitetit në QKUK, Hamide Magashi 35- vjeç në ditët e fundit të shtatzënisë, u vra mizorisht me armë nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, pasi një konflikti të momentit. Magashi ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Pas krimit Halili është larguar me makinën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet në disa zona të vendit, për të bërë të mundur kapjen e tij.  35- vjeçarja (41 javëshe shtatzënë) ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje. Ajo në korrik të këtij viti kishte raportuar në Polici një rast të dhunës në familje, ku personi për të cilin kishte raportuar ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj.

Fjalët e fundit që 35-vjeçarja shtatzënë Hamide Magashi ka thënë para se të vritej nga burri i saj në Kosovë janë bërë publike "Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’". Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e Gjinekologjisë ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe politikanët, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e duke vazhduar te kryeopozitarët, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku si dhe Ramosh Haradinaj. 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti nëse konfirmohet se rasti ka qenë i lajmëruar në polici.

Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi në RTV Dukagjini.

Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje.

burri vret gruan shtatzene sokol halili hamide magashi

Sondazh

Poll