Aktualitet

Vrasja tek Kodra e Diellit/ Arrest me burg për autorin, shpallet në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit

Pavarësisht se pas publikimit të lajmëve, Policia e Shtetit ka reaguar duke sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë, tanimë dyshohet se autori është zbuluar por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

30 Nëntor 2022, 17:48 Nga k.m.
Vrasja tek Kodra e Diellit/ Arrest me burg për autorin, shpallet në
Briken Sanaj

TIRANË- Autori i vrasjes së Briken Sanajt tek Kodra e Diellit është dokumentuar, ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për autorin, i cili është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit. Por ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin e tij veç fakjti se dyshohet se është arratisur drejt Belgjikës.

Pavarësisht se pas publikimit të lajmëve, Policia e Shtetit ka reaguar duke sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë, tanimë dyshohet se autori është zbuluar por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor, por edhe pse u dërgua në spital nga shokët e tij, ndërroi jetë prej plagëve të marra në fytyrë, ndërsa autori e dogji makinën në Qafë Kashar. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

vritet briken sanaj

Sondazh

Poll