U kap në Holandë, Eljo Bitri rrahu gruan e avokatit Bengasi dhe hodhi në erë vilën e Talo Çelës, si u fut ndërmjetës për 'kokën' e Sanxhaktarit
Sipas dëshmisë së Dumanit, Bitri ka qenë ndëmjetësuesi i një takimi mes tij dhe Çapjave, për ta rekrutuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Vrasja, sipas Dumanit, i është kërkuar nga Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri të cilët kanë ofruar një shumë parash prej 200 mijë eurosh për “kokën” e Sanxhaktarit, pasi ai kishte lidhje me Suel Çelën.
TIRANË- Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeçari që u vu në pranga në Holandë është një nga 14 personat e shpallur në kërkim pas organizimin e operacionit ‘Plumbi i artë’. I riu që njihej edhe si Bledar Debrova është kapur në Leiden teksa qarkullonte me armë zjarri, por përdorte një tjetër identitet. Emri i Bitrit doli nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, pas arrestimit tij në Papër të Elbasanit.
Sipas dëshmisë së Dumanit, Bitri ka qenë ndëmjetësuesi i një takimi mes tij dhe Çapjave, për ta rekrutuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Vrasja, sipas Dumanit, i është kërkuar nga Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri të cilët kanë ofruar një shumë parash prej 200 mijë eurosh për “kokën” e Sanxhaktarit, pasi ai kishte lidhje me Suel Çelën.
Pjesë nga dosja:
Lidhur me këtë fakt janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani i cili ka shpjeguar se i është kërkuar nga shtetasit Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, që të godiste shtetasin Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës. Në lidhje me këtë fakt penal bashkëpunëtori i drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili ndër të tjera ka shpjeguar se: Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin.
Prokuroria në kërkesën e paraqitur arsyeton se: Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin se shtetasit Nuredin Dumani, Florenc Çapja, Eljo Bitri, Vis Korçari dhe Bledar Muça (aktualisht i vdekur), kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.
Eljo Bitri akuzohet edhe se ka marrë pjesë në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit si dhe sulmin me eksploziv ndaj banesës së Talo Çelës. Ai ishte rekrutuar edhe për të ndjekur dhe dhunuar bashkëshorten e avokatit Alban Bengasi, Blerta Bengasi (Ruçi).
Pjesë nga dosja, akuzat që rëndojnë mbi 35-vjeçarin:
Eljo (Ervis) Bitri, i biri i Nazmi dhe i Minushe, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues në Gostimë, Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:
-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
-“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).
- “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.
Sondazh
U rrëzua aksidentalisht nga kati i dytë, humb jetën e moshuara në Korçë
Foto Ilustruese KORÇË- Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga kati i dytë. Mësohe...
Bisedat mes çiftit zbuluan laboratorin e kokainës, Çervanaku informonte të fejuarën për çdo lëvizje, ‘drejtori’ ishte ish-zyrtari i PS
Denilson Çervanaku TIRANË- 25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për ç...
"Blindohet" Tirana për vizitën e liderëve të BE, 'shteti' pushim zyrtar. Këto rrugë do bllokohen, askush s'do lëvizë
Foto ilustruese E marta 6 dhjetor, do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në ...
Oficeri i lartë britanik: Gjuha e Suella Braverman rreth emigrantëve është 'e tmerrshme'
Suella Braverman dhe Neil Basu BRITANI E MADHE- Ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar i quan "t&eum...
EMRI/ I shpallur në kërkim pas operacionit 'Plumbi i Artë', arrestohet në Holandë 35-vjeçari nga Elbasani
U kap në Holandë, Eljo Bitri rrahu gruan e avokatit Bengasi dhe hodhi në erë vilën e Talo Çelës, si u fut...
VIDEO/ Hapen qelitë e reja për të paraburgosurit në Tiranë, 66 dhoma izolimi tek “Blloku i sigurisë” do presin të ndaluarit
Qelia TIRANË- 66 dhoma janë tashmë në dispozicion të të ndaluarve. TvKlan ka publikuar pamjet e godinës së emë...
Radhë të gjata për tërheqjen e abonesë së studentit
Pamje nga radhët TIRANË- Radhë të gjata në pikën e shitjes së aboneve në qendër të kryeqytetit...
Fakultetet po mbeten bosh! Në Universitetin e Tiranës dhe në rrethe, janë disa mijëra studentë më pak
Foto ilustruese Përveç Universitetit të Mjekësisë së Tiranës që është më i kërkuari nga t&eum...
VIDEO/ Zjarr te shtëpia e fëmijës 'Zyber Hallulli', fëmijët e stafi dalin jashtë godinës
Pamje nga godina TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hallulli. Mëso...
‘Ekstremist fetar i palarë’, Xheni Karaj përplaset me imamin Curri: Filmi Strange World i ndihmon fëmijët
Ilir Curri dhe Xheni Karaj TIRANË- Imami Ilir Curri debatoi sot me Xheni Karajn për filmin “Strange World”, në të cilin pro...
