Bota

Sulmi në ambasadën në Spanjë/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Të rritet siguria në të gjitha selitë diplomatike në botë

Oleg Nikolenko, një përfaqësues i ministrisë së jashtme të Ukrainës shkroi në Twitter se ministri Dmytro Kuleba ka udhëzuar autoritetet për të forcuar sigurinë e të gjitha ambasadave të Ukrainës në çdo vend në botë, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të hetojnë mbi sulmin.

30 Nëntor 2022, 15:30 Nga e.k
Sulmi në ambasadën në Spanjë/ Ministri i Jashtëm
Ambasada e Ukrainës, Madrid

MADRID- Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka kërkuar që të rritet siguria në ambasadat e Ukrainës në mbarë botën. Oleg Nikolenko, një përfaqësues i ministrisë së jashtme të Ukrainës shkroi në Twitter se ministri Dmytro Kuleba ka udhëzuar autoritetet për të forcuar sigurinë e të gjitha ambasadave të Ukrainës në çdo vend në botë, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të hetojnë mbi sulmin.

"Një mjet shpërthyes i fshehur në një zarf shpërtheu brenda ambasadës së Ukrainës në Madrid. Një punonjës i stafit u plagos. FM@DmytroKuleba ka udhëzuar për të forcuar sigurinë e të gjitha ambasadave të Ukrainës. Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të hetojnë urgjentisht këtë sulm", thuhet në postimin e tij.

Sulmi me bombë në selinë e ambasadës së Ukrainës në Madrit, Spanjë ndodhi mesditën e sotme. Bomba ishte vendosur brenda në një dosje të mbërritur në ambsadë. Si pasojë e shpërthimit mbeti e plagosur punonjësja e selisë diplomatike, e cila është dërguar për mjekim në spital. Autoritetet spanjolle kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me sulmin e rëndë, i cili mund të kishte rezultuar fatal për jeteën e punonjësve të ambasadës. Policia ka zbatuar protokollin e parashikuar për rastet e akteve terroriste. Zona është rrethuar ndërsa rrugët ngjitur janë ndërprerë me ndalim të qarkullimit.

ukraine spanje sulm ne ambasaden ukrainase

Sondazh

Poll