Sport

Iran, një shtet krejtësisht i ndarë! Festë në rrugë për të festuar eleminimin nga Kupa e Botës (video)

Një gol i Pulisic mjaftoi për të ndezur festën e SHBA-së që u kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit 2022 pas fitores 1-0 ndaj Iranit.

30 Nëntor 2022, 15:21 Nga DOSJA

Iran, një shtet krejtësisht i ndarë! Festë në

KATAR- Një gol i Pulisic mjaftoi për të ndezur festën e SHBA-së që u kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit 2022 pas fitores 1-0 ndaj Iranit. Një rezultat që ka bërë të festojnë edhe vetë iranianët. Po, sepse imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe dokumentojnë atë që ndodhi pas ndeshjes janë absolutisht të pazakonta. Nuk kishte ndodhur kurrë që tifozët e një ekipi kombëtar të eliminuar nga Botërori ta festonin këtë disfatë në rrugë me bori makinash, kërcime dhe brohoritje në rrugë.

Edhe nga ndërtesat e qyteteve të ndryshme iraniane, ka nga ata që e kanë parë të arsyeshme edhe të hedhin fishekzjarrë. Por pse? Videot në rrjetet sociale tregojnë gëzimin e njerëzve në Teheran, si dhe në qytetet Marivan, Hamadan, Ardabil, Sanandaj, Mahabad, Diëandara, Karaj, Qorveh dhe Mahabad brohoritën me slogane proteste si: “Grua, Jetë, Liri” dhe “vdekje diktatorit”.

Sipas disidencës, regjimi i ajatollahëve, ishin të sigurt mbi faktin se skuadra mund të shkonte në fazën e 1/16-të Kupës së Botës për të shfrytëzuar imazhin dhe për të krijuar një festë kombëatare. Një festë pra kundër regjimit.

E.Ç (Dosja.al)

iran kupa e botes

Sondazh

Poll