Sport

ABSURDITETI! Paga e presidentit të Federatës së Atletikës, objekt debatesh. Përfitoi 3.8 milionë dollarë në vitin 2021…

Shuma e konsiderueshme prej 3.8 milionë dollarësh e marrë në vitin 2021 nga Max Siegel, presidenti i USATF, ka shkaktuar polemika në mes të sportistëve amerikanë.

30 Nëntor 2022, 11:34 Nga DOSJA
ABSURDITETI! Paga e presidentit të Federatës së Atletikës,
Max Siegel, president i Federatës Amerikane të Atletikës

SHBA - Është një formular online në faqen e Federatës Amerikane të Atletikës (USATF), për të cilën po përflitet shumë në Shtetet e Bashkuara. Specifikohet, veçanërisht shuma e marrë në vitin 2021, nga presidenti i saj, Max Siegel, në detyrë prej 10 vitesh: 3.8 milionë dollarë (3.67 milionë euro).

Media e specializuar amerikane ‘Runner’s World’ gjithashtu vuri në dukje se Renee Washington, numri dy i USATF-së, mori më shumë se 1.6 milionë dollarë dhe se pesë drejtorë të tjerë të Federatës morën secili nga më shumë se 250.000.

Vetëm paga e Siegel përfaqëson ekuivalentin e 11% të të ardhurave totale të USATF, gjë që shkaktoi një numër reagimesh nga sportistë të atletikës amerikane, duke përfshirë Jasmine Todd. Medalistja e argjendtë e Botës 2015 në garën e kërcimit së gjati u shpreh në rrjetet e saj sociale: “Është dekurajuese. Ka kaq shumë sportistë, përtej rastit tim personal, që luftojnë për të përballuar jetesën”.

Ish-skiatorja Lauren Fleshman, e cila ka shërbyer në bordin e drejtorëve të Federatës Amerikane në të kaluarën, është edhe më kritike: “Rritja e tepërt e shpërblimit të drejtuesve të USATF-së është ofenduese për atletët që mezi ia dalin. Nuk ka asnjë arsye që dikush të paguhet kaq shumë në një organizatë jofitimprurëse”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll