Sport

Frikësohet Franca! Problem me kyçin e këmbës, Mbappe mungon ndaj Tunizisë

Ditën e mërkurë do të luhet raundi i tretë për Grupit D dhe një nga ndeshjet do të jetë Francë-Tunizi.

30 Nëntor 2022, 14:13 Nga DOSJA

Frikësohet Franca! Problem me kyçin e këmbës, Mbappe

KATAR- Ditën e mërkurë do të luhet raundi i tretë për Grupit D dhe një nga ndeshjet do të jetë Francë-Tunizi. Përfaqësuesja e Deschamps ka kaluar në raundin tjetër, por lajmi më i rëndësishëm vjen nga Kylian Mbappe, ylli i sulmit të Francës. Sipas RMC Sport, sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

Synimi i futbollistit është të luajë në ndjekje të ambicies së tij për të rritur shifrat e golave në Kupën e Botës, por Deschamps preferon ta ruajë atë për fazën me eleminim direkt që do të luhet ditën e shtunë.

E.Ç (Dosja.al)

tunizia mbappe franca

Sondazh

Poll