Sport

Arabia Saudite - Meksikë/ Sauditët duhet të fitojnë dhe të bëjnë tifo për Argjentinën. Ja dhe formacionet e mundshme...

Të dyja skuadrat do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës në grupin C

30 Nëntor 2022, 10:36 Nga DOSJA

Arabia Saudite - Meksikë/ Sauditët duhet të fitojnë dhe

KATAR - Arabia Saudite dhe Meksika luajnë sot, më 30 nëntor, në stadiumin Lusail, një ndeshje që ka marrë një rëndësi, pasi pas humbjes së Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ditën e parë, nëse sauditët shënojnë kundër meksikanëve dhe argjentinasit mposhtnin Poloninë, Arabia do të kalonte në fazën e 16-të, së bashku me 'albicelestët'.

Arabia Saudite bëri surprizë në ditën e parë të Kupës së Botës në Katar, teksa mundi 1-2 Argjentinën, pasi e rikthye ndeshjen nga humbja fillestare 1-0 e Leo Messit. Në ndeshjen e dytë ata u mundën nga Polonia me rezultat 2-0, por ende kanë mundësi për t'u kualifikuar në raundin tjetër të turneut.

Rivali i Arabisë Saudite do të jetë Meksika. Skuadra meksikane barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Polonisë, ndërsa në ndeshjen e dytë u mund nga Argjentina me rezultatin 2-0. Edhe duke pasur vetëm një pikë, amerikano-qendrorët kanë një shans për t'u kualifikuar. Për të shkuar në raundin e 16-të, Argjentina duhet të humbasë nga Polonia dhe Meksika të fitojë kundër Arabisë Saudite.

Ja dhe formacionet e mundshme të Arabisë Saudite dhe Meksikës:

Arabia Saudite - Meksikë/ Sauditët duhet të fitojnë dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll