Sport

Belgjika si “fuçi baruti”/ Një femër në mes dhe miqësi e tradhtuar! De Bruyne dhe Courtois janë armiq të betuar

Kur rezultatet nuk vijnë, si në futboll ashtu edhe në sportet e tjera, qoftë në klub apo në kombëtare, një nga arsyet e para ka të bëjë me mosmarrëveshjet brenda dhomave të zhveshjes.

30 Nëntor 2022, 15:01 Nga DOSJA

Belgjika si “fuçi baruti”/ Një femër në mes

KATAR- Kur rezultatet nuk vijnë, si në futboll ashtu edhe në sportet e tjera, qoftë në klub apo në kombëtare, një nga arsyet e para ka të bëjë me mosmarrëveshjet brenda dhomave të zhveshjes. Belgjika di diçka për këtë, përveç mungesës së rezultateve në fushë, skuadra e trajnerit Roberto Martinez duket se është copëtuar nga mosmarrëveshjet e brendshme.  

Në fakt, nëse largimi i papritur i Kevin De Bruyne në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Kanadasë ("Nuk kemi asnjë shans për të fituar, ne jemi shumë të vjetër") kuptohet që habiti shokët e skuadrës dhe tifozët, disa media franceze raportojnë një konfrontim mjaft të ashpër mes senatorëve pas humbjes kundër Marokut. Kësaj i shtohet edhe misteri që lidhet me gjendjen fizike të Romelu Lukakut.

'Mundo Deportivo' tregon arsyen e vërtetë të mungesës së marrëdhënieve dhe gjithashtu të dialogut mes dy lojtarëve më përfaqësues të skuadrës së bashku me Lukakun dhe Hazard, pikërisht vetë De Bruyne dhe portierin Thibaut Courtois.

Sipas gazetës spanjolle, portieri i Real Madrid dhe De Bruyne, miq fëmijërie nuk folën më që nga viti  2013 për shkak të një femre, më saktë partneres së atëhershme të De Bruyne, Caroline Lijnen. Në atë kohë  vajza kishte një mardhënie paralele dhe pasi u zbulua tradhtia, De Bruyne, thellësisht i tronditur dhe i lënduar, vendosi të ndërpresë miqësinë e tij me Courtois, një vendim që me sa duket pati pasojat e Belgjikës që zhgënjey në Euro 2016 dhe 2020 me përjashtim të vendit të tretë të arritur në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika roberto martinez de bruyne

Sondazh

Poll