Bota

Udhëheqësja e Hong Kongut, së shpejti do të tërheqë projekt-ligjin e ekstradimit

4 Shtator 2019, 12:56 Nga DOSJA
Udhëheqësja e Hong Kongut, së shpejti do të

HONG KONG- Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam ka thënë se ajo do të tërheqë projekt-ligjin e shumë diskutuar të ekstradimit i cili ka shkaktuar protesta për 14 javë me rradhë.

Propozimi, i prezantuar në prill, do të lejonte që të dyshuarit kriminelë të ekstradohen në territorin e Kinës.

Tërheqja e plotë është një nga pesë kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për të drejta të plota demokratike.

Në një fjalim për mediat ditën e sotme, Lam njoftoi gjithashtu masa të tjera që duket se ishin krijuar për të qetësuar protestat.

Ndërsa të hënën Lam pranoi se faji ishte i saji për ndezjen e krizës politike në Hong Kong.

Kjo është java e 14 që Hong Kongu proteston, dhe deri më tani qytetarët janë përleshur dhjetëra herë me policinë.

“Jam e shokuar dhe trishtuar për popullin e Hong Kongut. Dhuna ishte duke e shtyrë Hong Kongun drejt një situate tejet të rrezikshme. Pavarësisht se çfarë pakënaqësie kanë njerëzit ndaj qeverisë ose shoqërisë, dhuna nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet,” –tha Carrie Lam.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carrie lam do tërheqë ligjin për ekstradim udhëheqësja e hong kongut carrie lam do tërheqë ligjin për ekstradim udhëheqësja e hong kongut

Sondazh

Poll