Bota

“Jemi vëllezër”, Daçiç: Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

4 Shtator 2019, 11:51 Nga DOSJA
“Jemi vëllezër”, Daçiç: Serbia po

FINLANDË-  Në samitin e Gymnich në Helsinki disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka sulmuar rëndë homologun e tij Ivica Daçiç duke deklaruar se Daçiç nuk është ëngjëll.

“Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës.”– u shpreh Pacolli.

Gjithashtu është parë që edhe ditën e sotme Daçiç ka pasur po të njëjtën sjellje në Forumin e Bled-it në Slloveni, panel në të cilin ishte i pranishëm edhe Matthew Palmer, zyrtari i lartë i SHBA.

 “Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne gjithashtu po mbështesim edhe nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi nevojë për më shumë solidaritet në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka rëndësi kush jemi, duhet të them që jemi vëllezër”, është shprehur Daçiç.

Gjithashtu është vënë re që, Matthew Palmer është takuar veçanërisht me të gjithë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli dacic behgjet pacolli dacic

Sondazh

Poll