Bota

Shkatërrohet plani i Johnson për daljen e Britanisë nga BE, tashmë gjithçka në dorë të Parlamentit

4 Shtator 2019, 06:40 Nga DOSJA
Shkatërrohet plani i Johnson për daljen e Britanisë nga BE,

BRITANI- Kryeministri i Birtanisë së Madhe, Boris Johnson ka pësuar një humbje të madhe ditën e djeshme. Parlamenti votoi që t’i hiqte të drejtë Johnsonit për të marrë nën kontroll sallën dhe në këtë mënyrë sot do të hidhet në votim ligji Benn.

Pas këtij vendimi, pritet që sot deputetët të vendosin për fatin e Brexit. Boris Johnson humbi shumicën në parlament, pasi që njëri prej deputetëve të konservatorëve kaloi në radhën e laburistëve.

Sot pritet të votohet nëse Britania do ketë mundësinë e daljes pa marrëveshje nga BE-ja. Johnson ka kërcënuar prej që ka ardhur në pushtet se do të dalë pa marrëveshje nëse është nevoja, por shumë të tjerë kanë reaguar kundër këtij opsioni për shkak se do mund të dërgonte vendin në krizë ekonomike.

Johnson ka paralajmëruar se do të rrëzojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit marreveshja brexit plani i boris johnson boris johnson brexit marreveshja brexit plani i boris johnson

Sondazh

Poll