Bota

E rëndë/ Vëllai i merr jetën motrës në Palestinë, nuk duhet të bënte foto me të fejuarin para celebrimit

4 Shtator 2019, 10:32 Nga DOSJA
E rëndë/ Vëllai i merr jetën motrës në

PALESTINË- 21-vjeçarja, Israa Ghrayen ishte e fejuar dhe pasi postoi foto dhe video në rrjetet sociale me partnerin e saj, u vra barbarisht nga vëllai i saj.

Ndërkohë arsyeja pse vëllai i ka marrë jetën motrës së tij ka qenë fakti se çifti para se të celebrohet nuk mund të qëndrojë sëbashku.

Ky veprim i çiftit sipas traditave në Palestinë quhet ç’nderues.

Ihab quhet vëllai i së ndjerës, i inatosur dhe i ndikuar nga i ati e dhunoi dhe e vrau në shtëpinë e tij motrën.

Nga tentativa për t’i shpëtuar vëllait 21-vjeçarja ra nga kati i dytë i ndërtesës dhe për pasojë dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore.

Nuk zgjati shumë dhe Israa nga spitali publikoi në sërish në Instagram një status ku shprehej se kishte dëshirë për të jetuar: “I gjykoftë Zoti ata që duan të më bëjnë keq”.

Por familja e saj, apo ndoshta traditat kaq të vjetra bënë që sërish vëllai ta sulmonte atë në spital.

Ndërkohë që edhe media e cila e ka ndjekur këtë rast të rëndë akuzon familjen për vdekjen e 21-vjeçares, ata kundërshtojnë kategorikisht ta kenë dhunuar, duke pretenduar se ka vdekur nga një atak kardiak.

Ndërkohë nga e gjithë popullsia po kërkohet arrestimi i vëllait dhe të atit të së ndjerës për krimin që ka kryer.

Burimi: cbnnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ihab israa ghrayen palestine vret motren ihab israa ghrayen palestine vret motren

Sondazh

Poll