Bota

Acid në fytyrë dhe në gjoks, dy burra dhunojnë keq prostitutën shqiptare në Milano

4 Shtator 2019, 11:30 Nga DOSJA
Acid në fytyrë dhe në gjoks, dy burra dhunojnë keq

 ITALI- Dy ditë më parë në një nga lagjet e Milanos në shtetin italian  dy burra kanë dhunuar një prositutë shqiptare.

Ata kanë qenë duke ecur me makinë gjatë mbrëmjes së të hënës, dhe në momentin që 39-vjeçarja shqiptare ka dalë nga makina në vendin e quajtur Trezzano Dul Naviglio, mbi fytyrën dhe gjoksin e saj dy burrat kanë hedhur acid.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa raportohet që gruaja shqiptare të ketë bërtitur shumë e ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë banorët e zonës kanë  njoftuar ambulancën e cila ka ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes e më pas e ka transferuar shqiptaren në spital.

Ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por shenjat që ka shkaktuar acidi në lëkurën e saj mund të mbeten gjatë.

Te dy autorët e krimit mund të dënohen për krimin e rëndë, deri në 14 burg.

Ndërkohë autoritetet përkatëse po hetojnë mbi ngjarjen që dëmtoi rëndë prositutën shqiptare.

 Burimi: Milano.Corriere

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota i hedhin acid nen fytyre milano prosituta shqiptare i hedhin acid nen fytyre milano prosituta shqiptare

Sondazh

Poll