Art&Argëtim

Dua Lipa mori pasaportë shqiptare, Einxhel Shkira: Shteti le të bëjë marketing, por t'ua japin atë edhe burrave tanë

Me anë të një postimi në Instagram, Shkira shkruan se, edhe Dj Dagz dhe shumë artistë të tjerë duhet të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptar i Kosovës. 

29 Nëntor 2022, 18:30 Nga I.A
Dua Lipa mori pasaportë shqiptare, Einxhel Shkira: Shteti le të
Einxhel Shkira

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Dua Lipën. Me anë të një postimi në Instagram, Shkira shkruan se, edhe Dj Dagz dhe shumë artistë të tjerë duhet të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptar i Kosovës. Ajo thekson se nuk është e lumtur që fëmija i saj duhet të lind në Shqipëri dhe mund të udhëtoj vetëm me Einxhel. Po ashtu dhënien e nënshtetësisë për Duan, Shkira e ka quajtur një formë marketingu.

Postimi i Plotë:

Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nësi je pej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve! Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë.

Dua Lipa mori pasaportë shqiptare, Einxhel Shkira: Shteti le të
Postimi

einxhel shkira dua lipa

Sondazh

Poll