Aktualitet

Sulmet kibernetike të Iranit/ 5 urdhërarreste për punonjësit e administratës, zbulohen EMRAT e zyrtarëve

Nga hetimet është zbuluar se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar.

30 Nëntor 2022, 11:00 Nga A.B
Sulmet kibernetike të Iranit/ 5 urdhërarreste për punonjësit
Policia

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 5 urdhër arreste për zyrtarë të administratës së shtetit. Sipas Prokurorisë, këta persona dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Dosja.al ka mësuar identitetet e personave që Prokuroria ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 

1- Rudina Llagani- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike

2- Albi Gjeta- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

3- Altin Sallaku -Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

4- Igli Lubonja -Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike

5- Alketa Sulo - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme.

Punonjësit e administratës akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Kjo pasi, nga hetimet është zbuluar se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se sulmi do ishte shmangur nëse do ishin azhornuar me anti-viruset më të fundit.

irani sulmon shqiperine rudina llagani albi gjeta altin sallaku igli lubonja alketa sulo

Sondazh

Poll