Aktualitet

Aktivisti shqiptar në Angli: Patrioti më kërcënoi, më tha po të vij tani te shtëpia

Aktivisti Enkeleid Omi, hodhi akuza ndaj të ftuarit, duke e quajtur atë si mashtrues, si kundërshtues të protestës së shqiptarëve dhe kërkoi të ketë një hapësirë në emisionin e mëngjesit.

30 Nëntor 2022, 09:33 Nga A.B
Aktivisti shqiptar në Angli: Patrioti më kërcënoi, më
Shqiptari ne Angli

TIRANË- Shqiptarët festuan dy ditë më parë festat e pavarësisë në Britani. Në lidhje skype nga Londra për Good Morning Albanians, Ilir Dedaj, emigrant prej 24 vitesh në Angli tregoi për mënyrën se si festuan shqiptarët atje për festën e Pavarësisë. Ai tha se nuk u organizua protestë sikurse ishte përfolur, por një aktivitet festiv me flamuj e makina nëpër rrugë. Një tjetër emigrant në Angli, aktivisti Enkeleid Omi, hodhi akuza ndaj të ftuarit, duke e quajtur atë si mashtrues, si kundërshtues të protestës së shqiptarëve dhe kërkoi të ketë një hapësirë në emisionin e mëngjesit.

Omi tha se patrioti i tij e kishte kërcënuar.

“Dje e kam marrë disa herë, s’ma hapi telefonin, ndaj i kam shkruar. Atëherë më tha po i hipi makinës dhe po vij duke më kërcënuar. I thashë bujrum hajde”, u shpreh Omi.

shqiptari ne angli enkeleid omi ilir dedaj

Sondazh

Poll