Aktualitet

Studentët 'homazhe' për degët e mbyllura: Në Durrës mbyllet hoteleri-turizmi, askush s'shqetësohet për fizikën në Tiranë

Njëri prej tyre tha se 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh, duke marrë kështu shembull universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Ndërsa shtoi gjithashtu se hoteleri turizmi në Durrës po mbyllet. 

30 Nëntor 2022, 09:56 Nga a.l
Studentët  'homazhe' për degët e mbyllura: Në
qendresa qytetare

TIRANË- Dhjetëra studentë kanë protestuar në mënyrë simbolike ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, për mbylljen e degëve prioritare në universitetet publike, për shkak të mungesës së studentëve. Njëri prej tyre tha se 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh, duke marrë kështu shembull universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Ndërsa shtoi gjithashtu se hoteleri turizmi në Durrës po mbyllet. 

"Universitetet tona po boshatisen çdo ditë e më shumë. Gjatë 4 viteve të fundit janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë. Bazuar tek të dhënat e poratlit u-albania i cili ka detyrimin të publikojë dhe të bëjë transparentë regjistrimet në universitetet e vendit, 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh. Universiteti 'Alkesander Xhuvani' në Elbasan regjistroi vetëm 10 studentë sot. Durrësi mbyllet Hoteleri Turizmi. Askush nuk shqetësohet për fizikën që po mbyllet në universitetin e Tiranës. A e pyet veten kjo ministre pse studentët spo preferojnë as degët themeltare dhe ato prioritare? Prandaj ne jemi mbledhur në shenjë proteste simbolike. Programet prioritare janë jelek shpëtimi për të rinjtë që duan të largohen nga vendi dhe ajo që ne do bëjmë nisur edhe nga ky aksion do ndjekim faktin pse të rinjtë nuk i duan këto programe edhe pse ata preferojnë të mos ndjekin tregun e punës këtu por duan të ikin jashtë vendit", tha një student.

Aplikimit këtë vit në universitete publike kanë rënë në mënyrë drastike, pasi të rinjtë po largohen jashtë vendit./ Dosja.al

qendresa qytetare

Sondazh

Poll