Aktualitet

U arrestua gjatë operacionit 'Shpirti'/ Shtyhet seanca për ish-truprojën e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Hekuran Marku u ekstradua nga Gjermania më 1 prill, për t'u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.

30 Nëntor 2022, 10:02 Nga A.B
U arrestua gjatë operacionit 'Shpirti'/ Shtyhet seanca për
Hekuran Marku

TIRANË- Shtyhet seanca për Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e mbrojtjes. 

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Markut për gjykim të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën.

Marku u ekstradua nga Gjermania më 1 prill, për t'u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.

hekuran marku

Sondazh

Poll