Aktualitet

"Po largohen rreth 3000 të rinj nga universitete publike"/ Studentët para Ministrisë së Arsimit: Jemi në një spirale që po na çon drejt humbjes

Një tjetër tha se Ministria e Arsimit nuk ka marrë parasysh asnjë nga problematikat e universitetit.

30 Nëntor 2022, 10:14 Nga a.l
"Po largohen rreth 3000 të rinj nga universitete publike"/
tubim para Ministrisë së Arsimit

TIRANË- Studentët u shprehën sot nga protesta para Ministrisë së Arsimit se çdo vit universitetet kanë rreth 3 mijë studentë më pak, duke sjellë kështu humbje të besimit te universitetet publike.

"Era që fryn nga perëndimi po vazhdon të jetë e dashur për të rinjtë shqiptarë jo nga dëshira për të përvetësuar vlerat por nga ëndrra e largimit. Pikërisht te arismi nis të shuhet shpresa dhe e ardhmja. Jemi dëshmitarë të shifrave që nuk na lejojnë të jemi as subjektiv por, të përfshijnë në objektivitetin e tyre. Po largohen rreth 3000 mijë të rinj nga universitete publike, cka tregon se jemi në një spirale e ciula na con drejt humbjes së beismit për arismimin publik. E kjo e ka një zanafillë, është pikërisht ligji për arsimin e lartë që i bëri bashkë të gjitha universitetet publike dhe private në një treg ndonëse ato  ishin diametralikisht të kundërta në aspketin e financimit, logjistikës por edhe infrastrukturës. Do të kisha dashur të ndaja sot me ju disa shifra që dalin nga universiteti i Shkodrës. Ndoshta duke bërë një paralelizëm të regjistrimeve të studentëve në vit të parë të atyre që vijnë nga matura shtetërore. Në krahasim nga viti 2016 që kanë qenë po në vitin 2022, desha t'iu tregoja një panoramë më të qartë të asaj sesi ëshët gjendja e universiteteve të rretheve. Në 2016 në degën e drejtësisë në uni e Shkodrës ka patur 296 studentë të regjistruar sot ka vetëm 52 studentë. Në degën gjuhë letërsi 80 studentë të regjistruar në 2016, sot ka vetëm 11 studentë", tha studenti. 

Një tjetër tha se Ministria e Arsimit nuk ka marrë parasysh asnjë nga problematikat e universitetit.

"Qeveria do të humbasë në harresën e të shkuarës pasi planifikoi shkatërimin e universitetit. Problematikat e shumëpërmedura nga ne dhe të parët tanë përsëriten pasi nuk dëgjohen nga ministria që përfaqëson arsimin, që i përfill dhe mendon se me anë të një burse do n'a gënjejë. Kjo nuk është hera e parë që studentët po protestojnë këto janë të njëjat problematika të njejtat shqetësime dhe gjithmonë nuk dëgjohen ose anashkalohen", tha studentja. 

Aplikimit këtë vit në universitete publike kanë rënë në mënyrë drastike, pasi të rinjtë po largohen jashtë vendit.Dosja.al

qendresa qytetare tubim para ministrise se arsimit

Sondazh

Poll