Aktualitet

Erdhi nga Italia për të 'larë hesapet'/ Xhaxhai kërcënon nipin për pronën në Kavajë, përfundon në pranga. I gjendet armë në banesë

57-vjeçari, i identifikuar si Ismail Sopi është arrestuar dje nga Policia pas kallëzimit nga nipi i tij se e kishte kërcënuar se do ta vrasë.

30 Nëntor 2022, 08:58 Nga k.m.
Erdhi nga Italia për të 'larë hesapet'/ Xhaxhai
Pamje nga arrestimi

KAVAJË- Përplasja për motive pronësie në Kavajë ka çuar në pranga një 57-vjeçar, pasi kërcënoi me armë zjarri tip automatik nipin e tij. 57-vjeçari, i identifikuar si Ismail Sopi është arrestuar dje nga Policia pas kallëzimit nga nipi i tij se e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.


NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar "Property". Vihet në pranga 1 shtetas që kanosi nipin e tij, për motive pronësie. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: - I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.

57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I moshuari sapo kishte ardhur nga Italia, madje raportohet se përveç nipit, kishte probleme edhe me banorët e zonës në fshatin Karpen.

ismail sopi greqi

Sondazh

Poll