Politike

FOTOT: 78-vjetori i Çlirimit të vendit, ambasadorët kryejnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në krye Yuri Kim

Në ceremoni mori pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov si dhe ambasadorë dhe atashej të tjerë, të gjithë se bashku, për të vendosur kurora me lule për dëshmorët e Shqipërisë.

29 Nëntor 2022, 14:26 Nga k.m.
FOTOT: 78-vjetori i Çlirimit të vendit, ambasadorët
Ambasadorët për homazhe

TIRANË- Ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri, kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme pranë Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, ku vendosen kurora me lule pranë memorialit "Nëna Shqipëri."

Në ceremoni mori pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov si dhe ambasadorë dhe atashej të tjerë, të gjithë se bashku, për të vendosur kurora me lule për dëshmorët e Shqipërisë. Por ndryshe nga herët e tjera kanë qenë të vetëm dhe të pashoqëruar nga asnjë politikan shqiptar. 

Deri më tani, demokratët e kanë bojkotuar festën, ndërsa në Varrezat e Dëshmorëve ishin presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Me një urim është mjaftuar kryeministri Edi Rama, ndërsa edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer nderimet e rastit. Ditën e sotme festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

78-vjetori i clirimit te vendit

Sondazh

Poll