Politike

Yuri Kim shkon te Varrezat e Dëshmorëve, Ambasada uron shqiptarët për Çlirimin, polemika që shkaktoi vitin që shkoi

Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë që vendosën kurora me lule. 

29 Nëntor 2022, 14:17 Nga f.g
Yuri Kim shkon te Varrezat e Dëshmorëve, Ambasada uron shqiptarët
Foto ilustrim

TIRANE- Ambasada Amerikane në Shqipëri uron qytetarët për festën e Çlirimit. Edhe pse një vit më parë, ambasada bëri një urim që u komentua nga gazetarët si ndërhyrje në një debat ku socialistët dhe demokratët ende pas 78-vitesh nuk e kanë të dakordësuar datën e Çlirimit, këtë herë, ambasada thotë se kjo ditë shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar. Edhe këtë vit, ambasadorja Yuri Kim u pa te "Varrezat e Dëshmorëve" siç bëri vitin që shkoi, duke hapur debat sepse ambasadorja shkoi në një aktivitet ku morën pjesë nostalgjikët e regjimit komunist. 

Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë që vendosën kurora me lule. 

Yuri Kim shkon te Varrezat e Dëshmorëve, Ambasada uron shqiptarët

POSTIMI I PLOTE:

| 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!

Por çfarë polemike shkaktoi vitin që shkoi vizita? Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi tha se 29 nëntori nuk është uruar nga asnjë nga parardhësit e Kim dhe i kërkoi ambasadores të kërkonte falje për viktimat e represionit komunist.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë uruar asnjëherë këtë të ashtuquajtur Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas mendimit tim modest, ky ishte një gabim i madh diplomatik nga ana juaj, dhe atyre, që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri, i keni borxh një ndjesë të madhe, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai në Facebook. 

Urimi vjen në ditën e 29 Nëntorit, 78 vite nga Çlirimi i Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe./Dosja.al

78-vjetori i clirimit te vendit yuri kim

Sondazh

Poll