Sport

FIFA hap ‘dyert’ dhe do të lejojë mbështjen e protestave në Iran gjatë Botërorit...

Në një dokument të konsultuar nga AFP, FIFA shpjegon se do të autorizojë gjeste të caktuara mbështetjeje për demonstratat në Iran gjatë Kupës së Botës.

30 Nëntor 2022, 08:04 Nga DOSJA

FIFA hap ‘dyert’ dhe do të lejojë mbështjen e

KATAR – FIFA do të lejojë në stadiumet e Kupës së Botës disa shenja mbështetjeje për demonstruesit në Iran, si slogani "Gratë, jetë, liri", apo portretet e Mahsa Amini, vdekja e së cilës ndezi këtë lëvizje proteste.

“FIFA autorizon mesazhe që promovojnë të drejtat e njeriut dhe qëndrimi i FIFA-s është se “Gratë, Jeta, Liria” ose emri apo imazhi i Mahsa Amini, janë të autorizuara në stadiume”,- shkruhet në një dokument të konsultuar nga AFP. “Në anën tjetër, në përputhje me rregullat e FIFA-s për sendet e ndaluara për spektatorët, sendet që përmbajnë mesazhe politike, fyese ose diskriminuese, janë të ndaluara. Kjo vlen edhe për flamujt jozyrtarë të vendeve, të cilat mund të shihen si një mesazh politik.

Të premten, shërbimet e sigurisë së stadiumit ‘Ahmad bin Ali’ i konfiskuan një burri flamurin iranian me fjalët emblematike të revoltës, "Gratë, Jeta, Liria": "FIFA është në dijeni të disa incidenteve që kanë ndodhur gjatë javës së parë të turneun në ndeshje të Iranit. FIFA ka ndërmarrë hapa për të hetuar këto incidente... Për ndeshjet e ardhshme të Iranit në këtë Botëror, do të vendosen masa shtesë me objektivin për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë tifozët e pranishëm,”- thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll