Aktualitet

Hakerat publikojnë patentat, Blendi Gonxhe: Lista nuk ka lidhje me sulmin e dytë

Gonxhe tha se lista e publikuar dje me patentat, mund të jetë nga sulmi i dytë i iranianëve. 

29 Nëntor 2022, 18:53 Nga I.A
Hakerat publikojnë patentat, Blendi Gonxhe: Lista nuk ka lidhje me sulmin e
Blendi Gonxhe

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka sqaruar qëndrimin e tij dhe të institucionit që ai drejton në lidhje me hakerimet e patentave nga iranët. I ftuar në emisionin 'Zona Zero' në Top News, Gonxhe tha se lista e publikuar dje me patentat, mund të jetë nga sulmi i dytë i iranianëve. 

“DPSHTRR për sa i takon, gjykon se të dhënat në fjalë nuk janë marrë nga sistemi e DM. Që pas sulmit kibernetik që ndodhi nga iranianët ne Korrik, ne si ent, AKSHI dhe partnerët ndërkombëtarë, kemi çdo gjë në monitorim 24/7. Nga analiza Forensic nuk janë konstatuar rrjedhje të dhënash nga sistemet tona apo penetrime. Nuk kam informacion për sulmin e ndodhur në Shtator. Në të dhënat e Policisë së Shtetit, por në dijeninë time është sulm i të njëjtëve aktorë, por totalisht i pavarur duke qenë se infrastrukturat, rrjetet jane komplet me vete. Lista në fjale mund te ketë lidhje me sulmin e dytë, nga natyra e te dhënave të dala, ndonëse nuk i disponoj (aq sa janë publikuar dje si pamje). U takon gjithësesi organeve kompetente të hetojnë për burimin/et apo hyrjet dhe vulnerabilitetet në ato sisteme (përfshirë ato private) ku mund të jenë marrë këto të dhëna!”, tha Gonxhe.

blendi gonxhe

Sondazh

Poll