29 Nëntor 2022, 13:31
Nga k.m.
Foto ilustruese
Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel. Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi.
Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje. Sipas versionit të fundit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.
Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje apo aranzhime” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat nuk i ka.Kosovës, po ashtu, i kërkohet të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të BE-së, ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare.
Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?Vendimi që do të dalë të mërkurën në rend dite, ka qenë fillimisht i paraparë të votohet më 23 nëntor.Ai është hequr nga agjenda, për shkak të tensioneve në Kosovë që ka nxitur një vendim i Qeverisë së vendit për t'i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe.
Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.Krahas tekstit për liberalizimin e vizave për Kosovën, Çekia ka bërë edhe një deklaratë, me të cilën vendeve anëtare të BE-së u kërkohet që të bëjnë çmos që sistemi ETIAS të jetë funksional në datën e caktuar, përkatësisht më 1 nëntor të vitit të ardhshëm.ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t'i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.Franca ka qenë shteti që ka këmbëngulur më së shumti që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën, të lidhet me funksionalizimin e ETIAS-it, duke thënë se ai është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së vendeve anëtare.
Liberalizimi i vizave do t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.Kjo, përkundër faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./REL
liberalizimi i vizave per kosoven
Bota
29 Nëntor 2022, 13:07
a.l
Kiev
UKRAINË- Ky vit i gjen disa territore të Ukrainës, në errësirë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nga Rusia. S...
Bota
29 Nëntor 2022, 12:15
k.m.
Foto ilustruese
Është tejmbushur gota për të rinjtë e Kinës me rastin e politikës së ashpër “z...
Bota
29 Nëntor 2022, 12:09
a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka zbuluar se gratë dhe vajzat...
Bota
29 Nëntor 2022, 12:06
k.m.
Emmanuela
GREQI- Dhurata jete dha 21-vjeçarja Emmanuela, e cila përfundoi e plagosur për vdekje nga makina e drejtuar nga një 26-vje&...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:57
k.m.
Eric Adams
SHBA- Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams në një konferencë për shtyp i ka uruar festën e Pavar&eu...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:53
a.l
Mitrovica e Veriut
KOSOVË- Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djes...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:24
a.l
Kinë
KINË- Protestat kundër kufizimeve të Covid-19 që shpërthyen gjatë fundjavës në Kinë parashikohe...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:33
k.m.
Pamje nga podcasti
ITALI- Ai nuk e fsheh se është një super fans i Nicola Gratterit. Reperi Fedez, i njohur si Federico Lucia, e p...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:21
k.m.
Foto ilustruese
Protestat në Kinë kundër kufizimeve për koronavirus duket se janë shtypur si pasojë e përgjigjes së...
Bota
29 Nëntor 2022, 11:20
k.m.
Foto ilustruese
Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë infrastrukturën dhe ndërtesat civile në Ukrainë, teksa luftimet...